Fitore edhe për Prishtinën e Kastriotin

0
42

Java e 17-të e Superligës së hendbollisteve ka vazhduar të shtunën me dy ndeshje të tjera.
Skuadrat favorite nuk kanë lejuar befasi.

Prishtina e mposhti Vjosën me rezultat 38:18, derisa Kastrioti fitoi ndaj Dritës me rezultat 39:26.

Prishtina renditet e treta me 29 pikë. Kastrioti është i katërti me 23 pikë, ndërsa Vjosa e Drita janë në pjesën e poshtme të tabelës. Vjosa renditet e dhjeta me 6 pikë, kurse Drita është një vend më poshtë me 4 pikë.