Faton Peci tregon rrëfimin e tij si dëshmitar i masakrës së tregut në Mitrovicë

0
101

Deputeti Faton Peci ka ndarë rrëfimin e tij si dëshmitar i masakrës së tregut në Mitorvicë, që ka ndodhur 22 vjet më parë.

Peci tregon se ishe vetëm 30-40 metra larg nga vendi ku shpërtheu bomba, njofton Klan Kosova

Deputeti thotë se në kujtesë e ka të ngulitur momentin e shpërthimit teksa britmat e qytetarëve pas eksplodimit i mban ende mend.

Postimi i plotë:

Sot 22 vite më parë, për koiçidencë e shtunë, ditë tregu në Mitrovicë, isha dëshmitar i masakres që u realizua përmes një predhe në tregun e qytetit.

Në kujtesë e kam të ngulitur momentin e shpërthimit të predhës, ku unë isha në një distancë 30-40 metra. Britmat e qytetarëve pas eksplodimit do të mbeten çdo herë në kujtesën time.

Edhe pse vetëm 15 vjeçar për mua indikative kanë qenë 2 elemente që janë tregues që masakra ishte rralizuar nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit:

Policia nuk ishte prezent tek udhëkryqi i tregut, ku si rëndom qëndronin;
Helikopteri për pak sekonda është ngritur nga kazerma ushtarake në lagjen Bair, pas eksplodimit.
Kosova e pagoi cmimin e madh të lirisë, duke derdhur gjakun edhe të qytetarëve civil të pafajshëm.

I përjetshëm kujtimi për të rënët!