“Duro”, kënga e Dafina Zeqirit e cila vjen me mesazhin për të luftuar depresionin

0
1373

“Duro” titullohet projekti më i ri i këngëtares kosovare Dafina Zeqiri.

Kënga e re vjen me mesazhin për të luftuar depresionin, në një kohë të pandemisë kur qytetarët po përballen me izolime e përkeqësim të gjendjes emocionale e ekonomike.

“Për ty që ndihesh vet!

Për ty që ndihesh pa fuqi!

E ty që je lodhë!

Nuk je vet

Bashkë shërohemi!

Veç fol!

Theje heshtjen” ka qenë mesazhi i Dafinës në fund të këngës.

Teksti është shkruar nga Elinel dhe pjesë e klipit të realizuar nga Entermedia janë Adriana Matoshi, Lum Veseli, Ira Asllani e Drin Lumi.