Certifikimi i rezultateve, ambasadori italian: S’ka kohë për të humbur, të formohen institucionet

0
70

Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Nicola Orlando, tha se pret konsitutimin e shpejtë të Kuvendit të Kosovës dhe betimin e qeverisë së re.

Ai tha se ka shumë punë për të luftuar pandeminë dhe për të forcuar ekonominë, rendin dhe ligjin dhe progresin drejt integrimit euro-atlantik.

“Urime të gjithë deputetëve të rinj të Kosovës. Mezi presim për një formim të shpejt të Kuvendit dhe Qeverisë gjithashtu edhe zgjidhjen e presidentit. Shumë punë për të luftuar pandeminë dhe për të forcuar ekonominë, Rendin dhe Ligjin dhe progresin drejt integrimit euro-atlantik. S’ka kohë për të humbur”, ka shkruar Orlando në Twitter.