Teknologjia për transkriptim të fjalëve të gjuhës shqipe në tekst, afër finalizimit

0
91

Kompania kosovare Quantix LLC ka njoftuar sot se ajo ka arritur një përparim teknologjik mjaft interesant.

Kjo kompani në pronësi të Betim Drenicës tashmë ka njoftuar se është shumë afër teknologjisë ASTT (Albanian Speech To Text), që do të thotë transkriptimi i fjalëve në gjuhën shqipe.

Kjo teknologji tashmë është afër finalizimit, dhe deri tash kjo teknologji ka arritur një njohje të gjuhës mbi 87%.

Ato gjenerohen automatikisht ndërsa përdoruesi flet.

Më poshtë keni disa video se si pritet të transkriptohet teksti.

Siç ka njoftuar kompania,  kjo teknologji është e gatshme që të ndihmojë institucione dhe organizata në njohjen e gjuhës së folur dhe kthimin e saj në tekst.