Biden nënshkruan planin antiCOVID-19 prej 1,9 trilionë dollarësh

0
72

Presidenti amerikan, Joe Biden nënshkroi planin e ndihmës antiCOVID-19 prej 1,9 trilionë dollarësh në Zyrën Ovale, duke e cilësuar si ligji të kthimit të faqes së pandemisë dhe rimëkëmbjes së ekonomisë.

Biden ka përshpejtuar nënshkrimin e këtij plani, i parashikuar fillimisht të premten, pas miratimit nga Kongresi, pavarësisht kundërshtimit të republikanëve.

Një marrëveshje e re që sipas FMN-së do të rrisë Prodhimin e Brendshëm Bruto amerikan nga 5% në 6% në tre vjet dhe do të kontribuojë gjithashtu në rimëkëmbjen botërore, në një moment kur SHBA-ja po tregon shenja të hershme të rimëkëmbjes, siç e tregon gjithashtu ulja e kërkesës për përfitime të papunësisë.

Por, është gjithashtu një manovër me një gjurmë të fortë shoqërore, e cila përmirëson mirëqenien dhe mund të ulë varfërinë.

“Një paketë legjislative historike që do të kthejë faqen e kësaj pandemisë, do të japë një ndihmë të menjëhershme për amerikanët dhe një rimëkëmbje të ekonomisë”, nënvizoi Biden./atsh