Ahmeti: Javën e ardhshme do bëhet përzgjedhja e projektit për Sallën Koncertale

0
71
“Prishtina mund për dy vjet ta përfundojë këtë sallë dhe të jetë e gatshme për përdorim”.

Komuna e Prishtinës ka bërë prezantimin e projekteve ideore për Sallën Koncertale që pritet të ndërtohet deri në vitin 2023.

Kryetari Shpend Ahmeti ka thënë se beson që javën e ardhshme do të bëhet përzgjedhja e projektit në fjalë.

“Ne duhet ta instalojmë kulturën e konkurseve nëpër çdo institucion. Duke u bazuar në komision profesional që kemi, ju garantoj se përzgjedhja do të jetë më e mira”.

“Unë kam pritur numër më të madh të propozimeve, por me të vërtetë jam i kënaqur me këto projekte ideore”.

“Besoj se javën e ardhshme do të bëhet përzgjedhja dhe pastaj do të mund të tregojmë se kush e ka fituar”.

“Gati se secila prej tyre kanë bashkëpunuar me firma apo zyra të jashtme dhe kjo e katërta ka ardhur prej Zvicrës”.

“Prishtina mund për dy vjet ta përfundojë këtë sallë dhe të jetë e gatshme për përdorim”.