Mbi 30 mijë mërgimtarë nga Maqedonia Veriore janë regjistruar deri më tani

0
47

Procesi i regjistrimit të popullsisë që ka nisur Republika e Maqedonisë së Veriut tashmë ka hyrë në javën e dytë dhe fillimisht pjesë e këtij procesi është diaspora, transmeton albinfo.ch.

Duhet theksuar se në bazë të informacioneve të para, nga diaspora është rritur numri i personave, të cilët janë regjistruar në krahasim me javën e parë, me çka numri ka arritur në mbi 30.000.

Kjo rritje e numrit të personave që jetojnë dhe veprojnë jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut erdhi për shkak se në fillim të javës së parë pati shumë paqartësi me mënyrën e mbushjes së çdo fushe që kërkohej në sistemin e regjistrimit.

Procesi i regjistrimit të popullatës brenda territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të fillojë më 1 prill, ndërsa do të përfundojë më 21 prill.