Itali, arrestohet 32 vjeçari shqiptar me rreth 170 kilogramë drogë

0
80

Një 32 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi kishte disa shtëpi që i përdorte si depo të drogës. Atij i janë sekuestruar po ashtu edhe 170 kilogramë të narkotikëve.

Ai para se të arrestohej ishte ndaluar me veturën e tij nga policia dhe ju morën disa doza të kokainës.

Më pas, agjentët kryen kontrolle në shtëpitë e shqiptarit dhe në njërën prej tyre gjetën 110 kg hashash, 40 kilogramë marijuanë dhe rreth 1,1 kilogramë kokainë, shkruajnë mediat italiane.

Në një tjetër shtëpi, e cila përdorej nga 32 vjeçari u gjetën 15 kg marijuanë. Në total u sekuestruan rreth 170 kilogramë drogë dhe shqiptari, identiteti i të cilit nuk është zbuluar akuzohet për tregtimin e lëndëve narkotike, transmeton tch.