Biden: Nëse vaksinat na teprojnë i ndajmë me vendet e tjera të botës

0
92

Presidenti amerikan, Joe Biden konfirmoi se ka urdhëruar blerjen e 100 milionë dozave shtesë të vaksinës Johnson & Johnson.

”Kemi nevojë për fleksibilitet maksimal në rast të sfidave të paparashikuara”, theksoi presidenti pas takimit në Shtëpinë e Bardhë me shefin e Johnson & Johnson, Merck, për të përshpejtuar prodhimin e vaksinave.

“Një përpjekje heroike, patriotike, një bashkëpunim historik pothuajse i paparë, si në kohë lufte”, theksoi Biden.

”Nëse kemi një tepricë vaksinash do ta ndajmë atë me pjesën tjetër të botës”, shtoi ai./ATSH