Mocionet paraprake të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, hidhen poshtë

0
138

Mocionet paraprake të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt janë hedhur poshtë nga gjykatësi i procedurës paraprake në kuadër të Dhomave të Specializuara të Kosovës, Nicolas Giju.

Kjo u bë e ditur në një njoftim të publikuar nga Dhomat e Specializuara.

“Më 8 mars, gjykatësi i procedurës paraprake Giju hodhi poshtë mocionet paraprake të Gucatit dhe Haradinajt të cilët nuk njohin juridiksionin dhe pretendojnë mangësi në aktakuzën kundër tyre”, thuhet në njoftim.

Gucati dhe Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.