Dr. Izet Sadiku emërohet u.d. i drejtorit të Klinikës Infektive

0
194

Infektologu Izet Sadiku është emëruar në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive në QKUK.

Emërimi i Sadikut vjen pas dorëheqjes së Lindita Ajazi-Berisha para disa javësh. Lajmin e ka konfirmuar vet Sadiku në një prononcim për Gazetën Shneta.

“Po jam emëruar ushtrues detyre. E kam pranuar këtë detyrë pasi disa javë kemi mbetur pa drejtor”, ka deklaruar Sadiku.

Gazeta pati raportuar më herët për Klinikën Infektive e cila kishte mbetur pa menaxher pasi asnjë nga infektologët nuk pranonin të merrnin përgjegjësinë e drejtorit për shkak të gjendjes me pandeminë.