Perspektivat e punësimit më pak optimistet në Europë

0
45

Perspektivat për punësimin po progresojnë në kompanitë e mëdha britanike, por perspektivat e tregut të punës mbeten më pak optimistet në Europë, sipas një studimi të publikuar sot nga kabineti i rekrutimit ”Manpower”.

”Britania e Madhe tregon rrugën me fushatën e saj të vaksinimit kundër COVID-19, por mbetet e sëmura e Europës përsa i përket optimizmit për punësimin”, thekson Chris Gray, një prej zyrtarëve të ”Manpower UK”, cituar në një komunikatë.

Indeksi i perspektivës në tregun e punës, llogaritur nga ”Manpower” ka progresuar me një pikë në -5% për Britaninë e Madhe për tremujorin e tyre krahasuar me të parin, por mbetet më i ulëti i Europës.

Më i ulët se ai i Italisë apo i Spanjës.

Në të kundërt, Rumania, Belgjika, Suedia dhe Republika Çeke tregojnë indekse më të forta.

“Ishin 12 muajt më të këqij për perspektivat e punësimit në Britaninë e Madhe dhe shumë më keq sesa gjatë krizës 2008-2009”, thotë Grey.

Ai kujton se shkalla e papunësisë pritet të arrijë kulmin në 6,5% në tremujorin e tretë sipas shumë parashikimeve ekonomike, më pak sesa parashikohej fillimisht, gjë që dëshmon sipas tij besimin e punëdhënësve për një rritje të ekonomisë pas heqjes së kufizimeve./ATSH