“Ç’dhembje qenka të dashurosh ty”

0
255

Nga Fatos Arapi

Ç’dhembje qenka të dashurosh ty.

Dashuritë e tjera lindin vetëm një herë,
vdesin vetëm një herë.
Pastaj prehje, qetësi, harrim.
Ti – dhe lindje eterne,
dhe vdekje eterne e dashurisë.

Ç’dhembje qenka të dashurosh ty.