Ankesat e kandidatëve për deputetë, PZAP i kërkon KQZ-së të rinumërojë 134 vendvotime

0
75

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me apelet e paraqitura nga kandidatet për deputetë të subjekteve politike ka vendosur që ta urdhërojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për rinumërimin e 134 vendvotimeve.

PZAP njofton se rezultati që del nga rinumërimi i këtyre rezultateve do të përfshihet në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Lexoni të plotë njoftimin:

Njoftim lidhur me numrin Vendvotimeve që do të Rinumëroj KQZ-ja në bazë të vendimeve të PZAP-it

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me apelet e paraqitura nga kandidatet për deputet te subjekteve politike ka vendosur që ta urdhëroj KQZ-ne për rinumërimin e 134 vendvotimeve.

Rezultati që del nga rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të përfshihet në rezultatin përfundimtarë të zgjedhjeve.

Ndryshe, për shkak të pretendimeve për parregullsi PZAP ka marrë vendim që të anulohen në tërësi votat për subjektet politike boshnjake në këto komuna: Zubin Potok, Shtërpcë, Ranillug, Garaqanicë, Partesh, Kollokot dhe Novobërdë.

Po ashtu për shkak të këtyre pretendimeve për parregullsi, saktësisht manipulimit të votave sot ka dhënë dorëheqje edhe Meliza Haradinaj-Stublla nga pozita e ministres së Punëve të Jashtme dhe nga të gjitha pozitat në AAK.