Rita Ora mban koncert pas shumë kohësh: U përpoqa të mos qaja

0
269

Rita Ora ka performuar këtë të shtunë në Sydney Cricket Ground në Australi. Ngjarja u transmetua nga televizionet ndërsa kishte të pranishëm edhe në koncert.

Këngëtarja me famë botërore me origjinë shqiptare me performancën e saj bëri të kërcenin të gjithë të pranishmit teksa tha se kishte kaluar kohë që kur ajo kishte realizuar një koncert me mijëra të pranishëm. E prekur emocionalisht Rita tha se “ishte përpjekur të mos qante”.

“Kurrë nuk do ta harroj këtë koncert”, ka thënë Rita në përfundim të saj.

Pjesë e koncertit të saj ishte dhe grupi muzikor australian i fëmijëve The Wiggles të cilët u shoqëruan me brohoritje.

Gjithashtu të pranishëm ishin dhe këngëtarë australianë dhe artistë të tjerë. Pavarësisht formatit ndryshe, ajo që nuk ndryshoi ishin kostumet shumëngjyrëshe që njihen si Mardi Gras./ KultPlus.com