Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë të hënën me kërkesë të përmbushjes së pagave

0
66

Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës njofton të gjitha mediat dhe publikun se punëtorët
e Lotarisë së Kosovës sh.a. do të protestojnë të hënën me datë 08 mars 2021 në ora 11:00 para
ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës me kërkesë të përmbushjes së pagave për
punëtorët e Lotarisë së Kosovës nga ana e Qeverisë si aksionare e Lotarisë së Kosovës.

Gjithashtu paralajmërojmë se do të vazhdohet me protesta gjatë ditëve të punës deri në
përmbushjen e kërkesës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës
se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët tanë mirëpo një premtim i tillë ende nuk është
përmbushur. Punëtorët tanë momentalisht gjenden në një situatë të mjerueshme përderisa u bë
gati një vit që s’kanë pranuar pagë, e sidomos në përballjen me luftimin e Pandemisë Covid-19
që edhe më tepër e ka rënduar gjendjen e tyre.

Sindikata e Lotarisë së Kosovës fton të gjitha mediat të jenë të pranishme, gjithashtu i bën thirrje
publike Qeverisë së Kosovës që të përmbush premtimin dhe obligimin që e ka ndaj punëtorëve të
Lotarisë së Kosovës.