Biden vendos rifillimin e partneritetit SHBA-BE

0
48

Presidenti amerikan, Joe Biden është i vendosur për rifillimin e partneritetit SHBA-BE dhe pranoi të pezullonte funksionet lidhur me mosmarrëveshjen Boeing-Airbus, duke punuar për të zgjidhur mosmarrëveshjen përpara OBT, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Njoftimi erdhi pas bisedës telefonike mes presidentit amerikan, Biden dhe presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Si një fillim i ri i partneritetit tonë, ne kemi vendosur të pezullojmë të gjitha tarifat në lidhje me mosmarrëveshjet Airbus-Boeing mbi avionët dhe produktet jo-ajrore për një periudhë fillestare prej 4 muajsh”, deklaroi Der Leyen.

”Ne jemi të angazhuar gjithashtu për zgjidhjen e këtyre mosmarrëveshjeve”, theksoi presidentja e Komisionit Europian, pas bisedës telefonike me presidentin amerikan Joe Biden./ATSH