Qytetarët e Drenasit me rrethinë nesër nuk do të kenë ujë të pijshëm për disa orë.
Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, njofton se ndërprerja e ujit do të bëhet për shkak të punimeve teknike.
“Si shkak i punimeve teknike nga ndërmarrja “Iber Lepenc ” në Bivolak, gjatë ditës së nesërme, 24 shkurt, e mërkurë, do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e Drenasit me rrethinë”.
Ndërprerja e ujit nesër do të bëhet nga ora 10:00 – 20:00.