Pas të ftohtit ekstrem në SHBA, tornadot godasin vendin duke shkaktuar viktima

0
102

Teksasi nën dëborë, temperatura polare dhe miliona amerikanë pa energji, pas një vale të ftohti, që ka shkaktuar tashmë të paktën 20 të vdekur, sipas medias amerikane, u shoqëruan dje me tornado që shkaktuan të paktën tre të vdekur.

Vala e të ftohtit ka shkaktuar gjithashtu gjashtë të vdekur në veri të Meksikës, tre prej të cilëve nga hipotermia, sipas autoriteteve lokale.

Mësuar me temperatura të larta, qytetarët e Teksasit vazhdojnë të jenë edhe sot në temperatura që kanë arritur deri në -12 gradë Celsius në kryeqytetin e tyre, Austin, në mëngjes.

Kjo është një rënie nga mesatarja më e ulët për muajin shkurt në këtë qytet (7.2 gradë) dhe madje krahasuar me temperaturën e regjistruar në të njëjtën kohë në Anchorage, Alaska (-7 gradë).

Për të shmangur mbinxehjen e të gjithë sistemit për shkak të një kulmi në kërkesë, kompanitë e energjisë elektrike kanë kryer ndërprerje të pjesshme që nga kjo fundjavë në këtë shtet të madh në Jug të SHBA-së.

Më shumë se 3,5 milion shtëpi dhe biznese ishin pa energji natën e së martës, sipas faqes Poweroutage.us.

“Është bukur të shohësh gjithë këtë bardhësi, por edhe shumë të rrezikshme sepse njerëzit këtu nuk dinë të ngasin makinën në dëborë”, theksoi një banor i Hjustonit, Michael, i cili nuk donte të jepte emrin e tij të familjes.

Presidenti Joe Biden nënshkroi të dielën një deklaratë urgjence për Teksasin, duke dhënë një ndihmë federale për të shtuar përpjekjet lokale të ndihmës.

Në Misisipi, banorët u zgjuan për të zbuluar peisazhet e këtij shteti tjetër jugor të mbuluar me dëborë dhe akull.