“Me flatra zogjësh të urova, Atdhe!”

0
91

Nga Hava Kurti Krasniqi

Me flatra zogjësh të urova, Atdhe!
Mbrëmë të pashë në ëndėrr Atdhe
Shumë zogj hapnin flatrat qiellit tënd të kaltërt
Unë thurrja urimet e ditëlindjes mbi krahët e tyre
Më mrekullonte ai fluturim
E më digjte malli
Ai mall që e fshehim çdo ditë në mërgim
Duke e pritur të shtunën me padurim
Për të shikuar emisionin Oxygen
Për tu ndjerë mes jush
Atdhe
Urime Kosovë
Urime Toka ime
Unë jam bija yte
Në çdo pikë kujtimi
Në çdo plagë, dhembje e dashuri
Edhe kur s’do jem e gjallė
Do të jem aty
Aty në zemrën tënde Kosovë
Me dashuri