Dua Lipa vazhdon të përçoj emocione për pavarësinë e Kosovës

0
139

Këngëtarja shqiptare që tashmë ka arritur të ketë një famë botërore, Dua Lipa, në 13-të vjetorin e pavarësisë së Kosovës krahas urimit të bërë që mëngjes të kësaj dite, ajo ka vazhduar të përcjellë emocionet e saja për këtë ditë.

Në një postim në Instagram Story, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj një video të shpërndarë nga nëna e saj, ku Lipa është duke vallëzuar me flamurin kombëtarë dhe nën tingujt e ‘Shotës’, ne Sunny Hill Festival, shkruan KultPlus.

“KOSOVE URIME PAVARSIA!!”, është mbishkrimi që përcjellë videon e postuar nga nëna e Dua Lipës.

Kujtojmë se Dua Lipa përmes një fotografie të punuar me flamurin e Kosovës, ka përcjellur urimet e saj për 13-të vjetorin e pavarësisë së Kosovës.