Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së, e pakënaqur me materialet e nxjerra nga Prokuroria Speciale

0
64

Në seancën e sotme në Gjykatën Speciale, mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së, ka shprehur shqetësime dhe pakënaqësi lidhur me çështjen e nxjerrjes së materialeve nga Prokuroria e Specializuar, lidhur me rastin ndaj klientëve të tyre.

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi tha se për nxjerrjen e materialeve, ka vështirësi konkrete të cilat janë aspak të dobishme për rastet me të cilën ngarkohen të akuzuarit, njofton Klan Kosova.

”Ka një grup çështjesh të lidhura. Duke filluar tek pika një deri tek mbase përkthimi. Në lidhje me nxjerrjen e materialeve, ka pasur disa vështirësi konkrete që kryesisht janë trajtuar nga ZPS-ja kur u vu në dukje”.

”Por, mbetet ai që quhet problem të përgjithshëm. Mënyra se si sistemi me anë të së cilit ZPS, nuk ka qenë i dobishëm, bile mund të them se nga sistemet e nxjerrjes së materialeve, ky sistem është më pak i dobishmi”.

”Mënyra se si bëhet nxjerrja dhe zbulimi i materialeve, ky sistem duhet të jetë si hartë rrëfyese për të kuptuar çështjen, në fund për t’i trajtuar dhe vendosur përparësitë e saj lidhur me hetimet që zhvillohen”.

”Në këtë rast ka 124 dëshmitarë që janë bërë dhe nuk na është dhënë ndonjë, lidhur me atë se për cfarë do të jenë ata dëshmitarë”.

”Dhe jo të na lihet ne që ta lidhim dëshmitarin në rastin e caktuar, mungojnë hollësitë në lidhje me materialin dhe ZPS vazhdon të veprojë kështu sepse kështu e thonë argumentet e tyre”.

Disa nga mbrojtja e tyre, deklaruan se ndonëse janë konfirmuar 124 dëshmitarë, prokuroria nuk mendon t’i marrë të gjithë në gjyq.

Ndërkaq avokati i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, Benn Emmerson theksoi gjatë seancës se sistemi ku do duhej të nxjerreshin materiale të cilat kshin të bënin me dëshmitarët, është koatik dhe i paorganizuar.

”Është e paorganizuar, është një sasi kaotike materialesh të cilat duhet të shihen në intensive, të analizohen, në mënyrë që të shohim se çfarë thotë prokuroria e më pasë cfarë thotë hetimi”.

”Ka dy mënyra se si mund ta lexojmë këtë, e para është se ata janë krejtësisht jokempetentë. E dyta mendoj që është e qëllimshme, dhe këtë mund ta shikohet se ato lidhje me dëshmitarët nuk duhet të bëhen”.

”Ne e kuptojmë që duhet të mbrohen dëshmitarët, por nuk ek uptoj pse ne duhet ta ndërtojm raportin me prokurorinë, për të vënë ne në shqyrtimin e tyre për të nisur hetimet tona”.

”Kjo na pengon mjaftë në punën tonë dhe do të pengojë në kohën tonë kur të nis gjyqi. Ne si mbrojtje nuk kemi pasur asnjë dosje paraprake të Prokurorisë. Shumëherë Prokuroria ka refuzuar të na japë dosjet paraprake, dhe mendon të na japë në momentin e fundit para gjykimit”.

”Prokuroria e di se për çfarë bën fjalë dosja e vet, sepse ata ua kanë dhënë ju ata këtë dosje. Sepse ata kanë redaktuar provat, dhe kanë varrosur një mal provash tjera që do të ishin shumë relevante”.

Ai tutje theksoi që në materiale siç pretendon prokurori, ka 34 vendngjarje krimi, por asnjëra nga to nuk është e hetuar, njofton Klan Kosova.

”Ne duhet shikojmë materiale të tëra, për të kuptuar se çfarë po pretendon prokurori aty dhe ka rreth 34 vendngjarje krimesh, secila ka kronologjinë e vet. Asnjëra prej tyre nuk është hetuar nga prokuroria. Mbrotjaja nuk është në gjendje të përgatitet ashtu siç duhet”.

”Ne kemi krijuar një grup hetues që është i nevojshëm nga fillimi i janarit. Ne na duhet që tu themi hetuesve se cfarë pune të bëjnë. Nëse Prokuroria nuk di si ta bëjë punën, dhe nuk i jep mundësi mbrojtjes që ta bëjë punën siç duhet, nuk e di”.

”Duhet të them që si personi që është përgjegjës për strategjinë e prokurorisë, ajo çfarë është e jashtëzakonshme në gjykata ndërkombëtare, kjo është një mënyrë kaotike dhe e paprecedentë e paraqitjes së materialeve”.