BE: Të shmangen vendimet e njëanshme për kufijtë

0
62

Komisioni Europian u bëri thirrje sot shteteve anëtare për një qasje të koordinuar në lidhje me kufizimet në kufijtë e Bllokut.

“KE sapo u ka dërguar një letër të gjitha vendeve anëtare për t’u kujtuar angazhimet e tyre për sigurimin e një qasjeje të koordinuar në nivelin e BE-së në lidhje me kufizimet e lëvizjes së lirë”, shkroi në Twitter eurokomisioneri i Drejtësisë, Didier Reynders.

“Ne duhet të shmangim vendimet e njëanshme”, shtoi ai.

Reynders specifikoi se letra ishte dërguar në emrin e tij dhe në emër të eurokomisioneres për Punët e Brendshme, Ylva Johansson./ATSH