“Strategjia e një partie politike nuk duhet të jetë mposhtja e tjetrës”

0
64

Nga Arjeta Spahiu

Cilado parti politike apo koalicion që do të dal pas zgjedhjeve është vullnet i qytetarëve të Kosovës. Nuk ka Ata edhe Ne – të gjithë jemi NE!

Kemi dëgju gjatë fushatës grupe “orgjish filozofike e politike” që nuk është marr vesh se sa po shkon pasuli – dikush i ka dhënë zor për ideologji, dikush për ego e pozitë të premtuar, e dikush për lek.

Ajo që e bën vullnetin e popullit valid, është krijimi i një qeverie stabile, por edhe më tepër shtohet validiteti me një opozitë stabile që e pranon disfatën, sepse edhe nëse si parti politike nuk ke marr vullnetin e popullit, ja ke borxh atyre që të kanë votu me ju siguru një Kosovë të fortë.

Strategjia e një partie politike nuk duhet të jetë mposhtja e tjetrës, por amalgam i më të mirave të të gjitha partive për një shtet të sigurt e jo cdo 3-4 muaj me bo zgjedhje sepse ka hendeqe, ndërkëmbëza e inate personale.

Edhe një gjë, ishalla keni votu për atë që keni mendu që ka karakter, qëllim të pastër e dijeni – se sa për gjini absolutisht nuk është relevante se nuk e kemi njet me çu dashni me asnjerin që kemi votu që preferenca gjinore me lujte rol.