Komuna e Prishtinës: Mirëmbajtja e rrugëve po bëhet pandërprerë

0
96

Nga Medina Braha, drejtoresha e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës

Mirëmbajtja e rrugëve dhe trotuareve është bërë pandërprerë gjatë tërë ditës e natës së djeshme dhe po vazhdon edhe sot.

Kemi qenë vazhdimisht në koordinim me KKZ duke lehtësuar shpërndarjen e materialeve në vendvotimet brenda komunës sonë. Veçanërisht asistim më i madh është ofruar në pjesët rurale ku reshjet kanë qenë më të mëdha. Materiali i nevojshëm për votim ka arritur me kohë në të gjitha vendvotimet atje. Njëjtë, asistimin e nevojshëm do ia ofrojmë KKZ edhe pas mbylljes së vendvotimeve.

Kemi të angazhuar 6 operatorë për pjesën urbane dhe 3 për atë rurale.

Mirëpo, me këto temperatura të ulëta ndikimi i kripës është minimal. Erërat e konsiderueshme poashtu e vështirësojnë gjendjen sepse e bartin një pjesë të borës së larguar përsëri në rrugë. Prandaj, bëjmë thirrje për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave për vozitje në dimër.