“Dua të shkruaj me shpirt, por shpirtin ma kanë vrarë”

0
67

Nga Piro Kuqi

Dua të shkruaj me duar,
por duart mi kanë prerë.
Dua të shkruaj me lot,
por sytë mi kanë nxjerrë.
Dua të shkruaj me gjoks,
por gjoksin ma kanë shqyer.
Dua të shkruaj me eshtra,
por eshtrat mi kanë thyer.
Dua të shkruaj me gjak,
por gjakun ma kanë marrë.
Dua të shkruaj me shpirt,
por shpirtin ma kanë vrarë.
Përse më lini vallë,
të endem kufomë e gjallë ?