Biden: Demokracia është e brishtë

0
54

Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi se, pavarësht pafajësisë së Donald Trump në procesin për fajësimin e tij, karakteri i akuzave ndaj tij nuk kontestohet dhe se sulmi kundër Capitole më 6 janar tregoi se demokracia ishte e brishtë.

“Edhe pse votimi final nuk përfundoi me një dënim, karakteri i akuzës nuk kontestohet”, deklaroi demokrati pas shpalljes së pafajsisë votuar nga Senati amerikan gjatë procesit të dytë të fajësimit të paraardhësit republikan.

“Ky kapitull i trishtë i historisë tonë na kujton se demokracia është e brishtë. Që ajo duhet mbrojtur gjithmonë. Që ne duhet të qëndrojmë gjithmonë vigjilent”, deklaroi Joe Biden në një komunikatë./ATSH