Shpejtohet procesi i vaksinimit në Zvicër: 16 mijë vaksina në ditë

0
66

Krahasuar me javën paraprake, shkalla e vaksinimit është rritur për 6 për qind. Gjithsej 482,423 vaksina ishin injektuar deri të mërkurën

Deri të mërkurën, gjatë një jave në Zvicër janë injektuar 113,338 doza vaksinash kundër Covid-19. Kjo del nga informacioni që Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka publikuar të premten në faqen e saj të internetit.

Kur pjesëtohet në 7 ditë del se një mesatare prej 16,191 vaksinash janë kryer në ditë.

Krahasuar me javën paraprake, shkalla e vaksinimit është rritur për 6 për qind. Gjithsej 482,423 vaksina ishin injektuar deri të mërkurën, raporton srf.ch. Këtu përfshihen edhe rreth 50.000 sosh të dozës së dytë.

Deri pak ditë më parë, autoritetet janë kritikuar për ngadalësi të procesit të vaksinimit, shkruan albinfo.ch.

Kur procesi i vaksinimit kishte filluar, ishte premtuar se do të bëheshin rreth 70 mijë vaksinime në ditë dhe se në këtë mënyrë procesi mund të përfundonte për pak muaj.

Por më vonë, me problemet që lindën në furnizimin me vaksina, ky numër doli dukshëm më i vogël. Kështu, nëse fillimisht ishte menduar se vaksinimi do të përmbyllej para muajve të verës, tani ekspertët thonë se ai nuk mund të përfundojë para fundit të vjeshtës.