Republika Çeke në kaos, rajone të mbyllura, spitale në situatë dramatike, vaksinim i ngadaltë

0
66

Republika Çeke po përjeton momente pasigurie, që mund të përfundojnë në kaos.

Nga mesnata e sotme u mbyllën tre rajone, për shkak të përhapjes së zgjeruar të koronavirusit, i cili detyroi autoritetet të vendosin alarmin e kuq.

Në dy rajone, njëri në perëndim dhe tjetri në lindje, Ministria çeke e Shëndetësisë ka vendosur të kufizojë lirinë e qarkullimi për shkak të situatës dramatike të spitaleve, pas përhapjes së variantit britanik.

Parlamenti, megjithatë, refuzoi zgjatjen e emergjencës dhe, duke filluar nga e hëna e ardhshme shumë aktivitetet do të jenë në gjendje të rihapen.

Ndërsa popullata është e lodhur dhe e paduruar, situata epidemiologjike vazhdon të përkeqësohet dhe vaksinimi vazhdon me ngadalësi.

Më 11 shkurt u regjistruan 8 916 raste të reja të koronavirusit.

Numri numri i përgjithshëm i infeksioneve që nga fillimi i pandemisë është 1 073 966 nga 10,7 milionë banorë që ka vendi.

Të hospitaluar për shkak të Covid-19 aktualisht janë 5 771 pacientë.

Statistikat bëjnë fjalë për 17 902 viktima./ATSH