Ministri i Jashtëm gjerman: Marrëveshja Prishtinë-Beograd, kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE

0
146

Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, Heiko Mass, ka thënë se rregullimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi do të ishte në të mirë të të dyja vendeve.

Mass ka theksuar se heshtja e cila ishte në komunikimin mes Prishtinës dhe Beogradit është përfunduar në verën e kaluar.

“Kjo tani hap një mundësi të mirë për t’u përdorur për të gjetur një zgjidhje në formën e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. Një marrëveshje e tillë do të mundësonte anëtarësimin në BE në të ardhmen, kjo do të ishte me rëndësi të madhe për të ardhmen e njerëzve në Serbi dhe Kosovë”, ka thënë Mass për gazetën serbe “Kurir”.

Ai ka theksuar se rregullimi i marrëdhënieve Beograd-Prishtinë është një nga kushtet për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, transmeton Klan Kosova.