Gjermania kërkon të zgjasë misionin ushtarak në Afganistan

0
42

Gjermania, kontigjenti i së cilës në vend është i dyti pas atij të SHBA-së, do të zgjasë misionin ushtarak në Afganistan, njoftoi sot ministri i Punëve të Jashtme.

“Negociatat e paqes mes qeverisë afgane dhe talebanëve nuk do të përfundojnë para fundit të muajit mars, përfundimi i mandatit vjetor gjerman, theksoi në një intervistë, Heiko Maas për të justifikuar këtë zgjatje.

“Kjo është arsyeja pse ne duhet të përgatitemi për skenare të ndryshme, duke përfshirë këtu me një mandat të ri të Bundestagut, Dhoma e Ulët e Parlamentit gjerman”, shtoi ministri.

Marrëveshja e arritur mes SHBA-së dhe talibanëve thotë se të gjitha forcat amerikane do të tërhiqen në maj 2021.

“Por presidenti i SHBA, Joe Biden po përballet me “dilema serioze” ndërsa data po afrohet, ndërkohë që talibanët nuk duket se po heqin dorë nga dhuna”, theksoi një zyrtar i lartë amerikan./ATSH