Agjencia Europiane e Sëmundjeve: COVID-19 do të jetë mes nesh për një kohë të gjatë

0
71

COVID-19 do të jetë me ne për një kohë të gjatë dhe bota duhet të përgatitet për të, paralajmëroi sot Agjencia Europiane e Sëmundjeve, ndërsa fushata e vaksinimit po përshpejtohet në Europë.

“COVID-19 duket se është përshtatur shumë mirë me njerëzit, kështu që ne duhet të përgatitemi që ai të qëndrojë me ne”, tha Andrea Ammon, drejtoresha e Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

“Ky nuk do të ishte virusi i parë që qëndron me ne përgjithmonë”, shtoi ajo.

Përballë perspektivës së një bashkëjetese të qëndrueshme, shpresat qëndrojnë më shumë se kurrë tek vaksinimi./ATSH