“Mbase po nisesh për rrugë, mos harro se këtu ke miq besnikë sa bari dhe qielli”

0
94

Nga Rumi

Mbase ke ndër mend të shtegtosh, ashtu si shpirti i njeriut
që largohet nga kjo botë duke marrë me vete thuajse gjithë ëmbëlsinë e vet. Ti shalon kalin.

Mbase po nisesh për rrugë. Mos harro se këtu
ke miq besnikë sa bari dhe qielli.

A mos të kam zhgënjyer? Mbase je
zemëruar. Por mos i harro netët tona me biseda,
punën për hapjen e pusit, trëndafilat e verdhë buzë oqeanit,

mallin, kryemeleqin Gabriel
duke thënë: “Ashtu u bëftë”. Shemsi Tabrizi, fytyra jote
është krejt çka çdo fe përpiqet të sjellë ndërmend.