Si të praktikoni ‘dashurinë ndaj vetes’ me 7 veprime të thjeshta çdo ditë

0
175

Melanie Robbins është avokate, drejtuese programesh televizive, autore librash dhe folëse motivuese (motivational speaker).

Ajo thotë se bën 7 gjëra të thjeshta për të praktikuar dashurinë ndaj vetes (self-love) çdo ditë:

#1

“Unë zgjohem në mëngjes, sapo dëgjoj alarmin.”

Ditën e djeshme kur vendose alarmin, ti i bërë një premtin vetes. Në mëngjes, mos harro ta mbash atë premtim.

#2

“Rregulloj krevatin për të praktikuar një disiplinë të thjeshtë.”

Për më tepër, është një dhuratë për veten: Një vend i bukur dhe i rregullt për t’u kthyer pas pune.

#3

“Bëj high-five (qepalla) me veten në pasqyrë.”

Është një nga mënyrat më të fuqishme për ta kthyer “kritikun brenda vetes” në një “tifoz të vetes”.

#4

“Shpenzoj kohë çdo ditë për diçka që ka rëndësi për mua.”

Përqendrimi në progres dhe përmirësim dhe jo në perfektion na ndihmon të krijojmë gjëra të mira në jetë.

#5

“Kur dikush më vjen në mendje, i shkruaj.”

Sapo ta bëni këtë, do filloni të mos ndiheni më aq vetëm.

#6

“I bëj vetes premtime të vogla dhe i mbaj ato.”

Nëse e di se mund t’i besosh vetes, ky është një tregues që ti e do veten.

#7

“Kam krijuar një ritual mbrëmjeje për të mbyllur ditën e punës.”

Melanie përgatit një pije, bën një dush dhe fle herët. Kujdesi për veten ndaj natës, është mënyra më e mirë për të garantuar një mëngjes të shkëlqyer.