KQZ pranoi rreth 6 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

0
48

Deri në ditën e djeshme, nga diaspora në KQZ kanë arritur 5.754 pako me fletëvotime.

Megjithatë, Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, në mbledhjen e sotme tha se në këto pako mund të ketë më shumë fletëvotime.

Ahmetaj ka treguar se ato po mbahen në Ministrinë e Infrastrukturës me një siguri të lartë, derisa ka shtuar se në ditën e zgjedhjeve këto pako do të dërgohen në QNR për trajtim dhe numërim.