Liqeni i Radoniqit arrin kuotën maksimale

0
206

Nga KRU “Gjakova” SH.A – Gjakovë

Mbrëmë me 7 shkurt 2021, Liqeni i Radoniqit arriti kuotën maksimale në lartësinë mbidetare 456.00 m.

Liqeni për momentin ka afër 118 milion metër kubë ujë.

Ky është edhe objektivi jonë i pervitshëm i cili sivjet u arrit për një afat rekordë, falë angazhimit të gjithë stafit punues, mbikqyrur personalishtë nga Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Gjakova” z.Ismet Ahmeti.

Furnizimi i liqenit ka qenë konstant nga kanali derivues me sasi të bollshme të ujit .

Pas thatësirave që kanë mbretëruar viteve të fundit kjo periudhë na dha sasi të mjaftueshme të reshjeve ku vetëm në muajin janar janë matur në Stacionin e Filtrimit 340 litra reshje shiu e bore për m2.

Sipas trendit të reshjeve viti 2021 nuk parashihet të ketë probleme me ujë në tërë regjionin tonë dhe poashtu edhe për furnizim me ujë të pijes.

Por gjithsesi apelohet të kursehet uji në përgjithësi sepse begatija e reshjeve si këtë vit, zakonishtë ndodhë të ketë shumë rrallë.