Greqia zgjat ndalimin e fluturimeve të brendshme dhe ndërkombëtare

0
45

Autoriteti grek i Aviacionit Civil njoftoi zgjatjen e kufizimeve në fluturimet ndërkombëtare dhe të brendshme, si pjesë e masave për frenimin e pandemisë COVID-19.

“Kufizimet në fluturimet e brendshme do të shtyhen deri më 15 shkurt, ndërsa ndalimet e fluturimeve ndërkombëtare do të zgjatet deri më 22 shkurt”, tha Autoriteti Civil.

Në lidhje me fluturimet e brendshme, do të lejohen vetëm udhëtimet për arsye shëndetësore dhe familjare, së bashku me udhëtimet e biznesit, si edhe të kthimit në vendbanimin e përhershëm.

Shtetasit e të gjithë vendeve të treat, përveç qytetarëve të BE-së dhe shtetasve të vendeve Shengen nuk do të lejohen të hyjnë në vend.

Përjashtohen 10 vendet e mëposhtme: Britania e Madhe, Singapori, Australia, Zelanda e Re, Ruanda, Koreja e Jugut, Tailanda, Emiratet e Bashkuara Arabe, Rusia dhe Izraeli./ /ervo/

Gjithashtu, hyn në fuqi edhe një karantinë shtatëditore për të gjitha mbërritjet nga jashtë, përfshirë këtu edhe mbërritjet nga BE.

Greqia njoftoi të premten se një shtetrrethim më i rreptë do të vendosej në Atikë, Selanik dhe Halkidiki, pas katërfishimit të rasteve të infektimit me COVID-19./ATSH