Gjermania raporton shpenzime rekord për mbrojtjen

0
70

Gjermania raportoi sot një rekord të lartë për shpenzimet e mbrojtjes në NATO, me një buxhet prej 53 miliardë eurosh (63,8 miliardë dollarë) për vitin aktual.

Kjo shifër korrespondon me një rritje prej 3,2 % krahasuar me një vit më parë, ku shpenzimet u vlerësuan në 51,4 miliardë euro.

Në selinë e aleancës së mbrojtjes në Bruksel, ka shpresa se rritja e shpenzimeve të mbrojtjes nga vende të tilla, si Gjermania, mund të zbusë një mosmarrëveshje transatlantike në lidhje me ndarjen e barrës midis anëtarëve.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka bërë të qartë shumë herë se ai pret të vihet nën presion mbi këtë temë nga presidenti amerikan, Joe Biden, i cili, megjithatë, ka rikonfirmuar angazhimin e tij për aleancën ushtarake 70-vjeçare perëndimore, ndryshe nga ish-paraardhësi i tij, Donald Trump./ATSH