“Ti do vish, e dashur, si s’do vish?”

0
137

Nga Fatos Arapi

Ti do vish, e dashur, si s’do vish?

Kur e di se unë ty të pres
duke ndjer’ frymëmarrjen e vet mbrëmjes
duke ndjer’ frymëmarrjen e vet pritjes
duke ndjer’ frymëmarrjen e vetmisë

Ti do vish, e dashur, si s’do vish?
Kur e di qe unë po të mundja,
rreth vetvetes rruzullin do vërtitja
si një portokall’ në dorën time-
të rrjedhë koha shpejt

e ti të vish…