Formularët e rezultateve pa emrat e kandidatëve të pa certifikuar

0
221

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka aprovuar sot formularët e rezultateve të kandidatëve për deputetë, ku aty nuk është lënë hapësirë për kandidatët e pa certifikuar.

Këtë e kanë kundërshtuar anëtarët e LVV-së në KQZ, të cilët kanë thënë se po bëhet qëllimshëm që të dëmtohet partia e tyre.

“Është emri i Albin Kurtit që po ju pengon. Është frika dhe urrejtja ndaj një subjekti dhe ndaj një lideri”, ka thënë Sami Kurteshi.

Ndërkaq, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se anëtarët e LVV-së po bëjnë fushatë zgjedhore në këtë mbledhje të KQZ-së.