Erdogan: Turqia një nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë

0
72

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se “do ta bëjmë vendin tonë një nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë”.

Erdogan mori pjesë nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejt në ceremoninë e hapjes së urës ”Tohma”, e ndërtuar mbi liqenin e digës Karakaya mes qyteteve Malatya dhe Sivas.

“Qyteti ka fituar një urë prej 517 metrash e ndërtuar me teknologjinë më të përparuar”, tha Erdogan, i cili shtoi se falë urës tashmë mund të sigurohet një transport komod, i sigurt, me standarde të larta dhe të pandërprerë mes rajoneve Sivas, Hekimhan dhe Malatya.

Duke falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në përfitimin e kësaj vepre për vendin, Erdogan theksoi se kjo rrugë dhe urë që ndodhet në një prej destinacioneve më të rëndësishme të Anadollit dhe Lindjes së Mesme do të sigurojë kontribut për zhvillimin e tregtisë dhe turizmit në rajon.

“Kur erdhëm në qeveri në krye të prioriteteve tona vendosëm projektet që do të zhvillonin vendin tonë në çdo fushë, në arsim, shëndetësi, transport, energji, banesat publike dhe deri në sport… për ta bërë Turqinë një nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë”, tha ai.

Presidenti Erdogan tha se “sot Turqia është një vend që i zhvillon i vetëm më shumë se gjysmën e megaprojekteve. Përderisa kriza lëkundi edhe vendet e zhvilluara, Turqia kishte në sfond një plan të tillë për të dalë me humbje sa më të pakta nga ky proces, madje të rrisë objektivat e saj”./ATSH