Ik sa më larg prej njeriut negativ!

0
2150

Nga Arjeta Spahiu

Njerëzit që paraqiten viktimë edhe që ankohen për çdo gjë, kanë çrregullim psiqik, ku kërkojnë të jenë qendër e vëmendjes duke u ushqy në ndjenjen e fajit të tjetrit.
Këta janë narcisoid covert, ku bëjnë çdo gjë me qëllim që të tjerët të vrapojnë pas tyre. Krijojnë probleme edhe situata në të cilat ata janë viktima, e tjerët agresor.
Mundesh me i vërejtë prej bisedës që e bëjnë, sepse çdo gjë është rreth tyre, çdo gjë është se si janë viktimë e njerëzve, fatit e rrethanave. Janë tejet paragjykues ndaj tjerëve të cilët kanë arritë në jetë ose janë njerëz të dashur.
Ushqehen me negativizëm, lajme negative, kanë fokus në negativitet dhe jetën e shohin zi.
Kërkojnë që ti t’ju plotësosh nevojat edhe nëse nuk e bën, atëher ti je një njeri pa ndjenja dhe fillon ankimi nga prespektiva e viktimes tek personat e tretë duke u mundu me zgju ndjenen e fajit.
Është e kotë çkado që të bësh, sepse kurrë s’kanë me qenë të kënaqur, sepse zbrastinë mentale nuk mundesh me mbushë nëse nuk je profesionist i shëndetit mental.
Kur kemi të bëjmë me narcizoidët covert më e mira është me i mbajtë sa më larg jetës tënde, sepse helmojnë çdo rreze pozitiviteti. Thjesht nuk dijnë ndryshe. Ai negativitet është bërthama e tyre të cilën e mbushin me sjellje pasive agresive ndaj teje.
Nuk ja ke borxh jetën ama bash kërkujt.