“The Economist”: Shqipëria me demokracinë më të përmirësuar në Europën Lindore

0
65

Shqipëria është vendi ku demokracia ka pasur prirjen më të madhe në përmirësimin e saj, krahasuar kjo me të gjitha vendet e Europës Lindore, sipas revistës prestigjioze britanike ”The Economist”.

Bazuar në Indeksin Global të Demokracisë për vitin 2020 ”Shqipëria ka njohur një përmirësim të ndjeshëm dhe ka arritur në kuotën e 6,08 pikëve duke u kategorizuar kështu si një ”demokraci defektoze”, ndërkohë që pak kohë më parë ajo kolasifikohej në kategorinë ”regjim hibrid”.

Në kategorinë aktuale renditen të gjitha shtetet anëtare të BE-së që ndodhen në Europën Lindore si Hungaria, Republika Çeke apo Polonia.

Shqipëria dhe Serbia janë te vetmet vende joanëtare të BE-së që janë renditur në këtë kategori.

Ky përmirësim vjen si pasojë e disa faktorëve, përfshirë një rritje në nivelin e mbështetjes që i është dhënë demokracisë nga opinioni publik shqiptar.

”Qeveria po ashtu ka ndërmarrë një sërë reformash zgjedhore, të cilat i bëjnë ligjet elektorale të Shqipërisë të kenë të njëjtat standarde si ato të Bashkimit Europian, ndërkohë që vendi përgatitet për fillimin e bisedimeve për anëtarësim”, shkruan revista sipas https://www.economist.com/./ATSH