Merkel: Vaksinimet antiCOVID-19 të nevojshme në vitet në vazhdim

0
84

Vaksinimet për frenimin e COVID-19 mund të jenë të nevojshme edhe në vitet që vijnë, sipas kancelares gjermane Angela Merkel.

“Mund të na duhet ta vazhdojmë vaksinimin edhe për shumë vite. Është njësoj si me vaksinën e gripit, që na duhet të rivaksinohemi kundër mutacionit të ri të virusit çdo herë”, tha Merkel pas një takimi të nivelit të lartë për programin e vaksinimit.

“Nëse ky virus vazhdon të ndryshojë, atëherë kemi një problem tjetër,” shtoi ajo.

Merkel theksoi se nuk mund të ketë siguri absolute, madje edhe në temën e vaksinimeve, sepse nëse shfaqet një mutacion mbi të cilin vaksina nuk funksionon, atëherë do të na duhet të rifillojmë nga e para./ATSH