Hulumtim rreth shëndetit mendor të fëmijëve gjatë pandemisë

0
94

Studimet në të gjithë botën janë duke matur efektet e pandemisë tek fëmijët dhe adoleshentët. Covid-19 në mes tjerash ka sjellë një varg faktorësh kompleks si: pasiguria, izolimi social dhe zemërimi prindëror që ka një ndikim signifikant në shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve.
Fëmijët kanë shumë shqetësime në lidhje me pasojat e Covid-19 të tilla si a.nëse do të shohin miqtë dhe të afërmit e tyre
b. do të shkojnë në shkollë lirshëm apo
c. do të sëmuren. etj
Shpesh është e vështirë për prindërit të qetësojnë ankthet e fëmijëve të tyre për shkak të pasigurisë në jetën e tyre. Prindërit zakonisht janë të aftë të bëjnë plane për fëmijët e tyre por planet e së ardhmes aktualisht janë në pritje pikërisht për shkak të Covid-19.
Sfidat me të cilat po përballen prindërit gjatë pandemisë afektojnë në masë të madhe mirëqenien psiko-emocionale të fëmijëve.
Gjetjet e hulumtimit në lidhje me Covid-19.
Një studim që u administrua me 359 fëmijë dhe 3254 adoleshentë të moshës 7 deri 18 vjeç gjatë përhapjes së COVID-19 në Kinë – pyetësori përfshinte një shkallë depresioni, një shkallë ankthi dhe një shkallë të stilit të përballimit. Rezultati tregoi se 22.3% e të rinjve kishin rezultate signifikante të simptomave klinike depresive.
Nivelet e simptomave të ankthit ishin gjithashtu më të larta pas Covid-19 sesa ishte raportuar më parë. Të rinjtë që kishin një anëtar të familjes ose mik me Covid-19 kishin nivele më të larta ankthi sesa ata që nuk e kishin.
Një stil i përballimit të problemit u shoqërua me nivele më të ulëta të simptomave klinike depresive ndërsa një stil i përballimit të fokusuar në emocione u shoqërua me nivele më të larta të simptomave klinike depresive.
Në një hulumtim tjetër me 8079 studentë në Kinë tregoj për një lidhje në mes të simptomave të depresionit dhe ankthit gjatë periudhës së pandemisë Covid-19. Përdorimi i pyetësorit Patient Health Questionnaire (PHQ-9) dhe pyetësorit Generalized Anxiety Disorder (GAD -7 ) – Prevalenca (shpërndarja) e simptomave depresive ishte 43.7%, simptomat e ankthit 37.4%, dhe depresioni dhe ankthi së bashku 31.3%. Studentët pa simptoma depresioni dhe ankthi kishin më shumë njohuri në lidhje me masat parandaluese dhe të kontrollit krahasuar me ata studentë me simptoma depresioni dhe ankthi.
Ndikimi emocional i karantinës Covid-19 u vlerësua për fëmijët dhe adoleshentët nga Italia dhe Spanja. Hulumtimi ka përfshirë 1143 prindër të fëmijëve të moshës 3 deri në 18 vjeç të cilët përfunduan një studim në lidhje me efektet e karantinës tek fëmijët e tyre, krahasuar me para periudhën e karantinës/mbylljes. Studimi tregoj se 85.7% e prindërve raportuan ndryshime në emocionet dhe sjelljet e fëmijëve të tyre gjatë karantinës. Ndryshimet e vëzhguara më shpesh ishin:
a. vështirësia në përqendrim (76.6%)
b. pikëllimi (52%)
c. nervozizmi (39%)
d. shqetësimi (38.8%)
e. vetmia (31.3%), dhe
f. ankthi (30.1%).
Rreth 75% e prindërve raportuan se ndiheshin të stresuar për situatën e karantinës. Stresi prindëror shoqërohej me rritjen e raporteve të simptomave emocionale dhe të sjelljes tek fëmijët e tyre.
Konkluzione:
Në përgjithësi, studimi demonstron se Covid-19 po ndikon negativisht në shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve dhe se depresioni dhe ankthi janë të përhapura tashmë në gjithë globin. Sidoqoftë duhet të kërkohen kërkime shtesë për të vlerësuar efektet afatshkurtra dhe afatgjata të Covid-19 në shëndetin e përgjithshëm mendor të fëmijëve.
Për klinicistët që trajtojnë fëmijë dhe adoleshentë rekomandohet që të flasinme ta për ndikimin e Covid-19 në jetën e tyre dhe të vlerësoni lidhjen e tij të mundshme me shëndetin e tyre aktual mendor. Për disa të rinj, ndikimi psikosocial i Covid-19 mund të ketë lidhje me fillimin ose përkeqësimin e problemeve të tyre aktuale të shëndetit mendor. Për të rinjtë e tjerë, veçanërisht ata me çrregullime të ankthit shoqëror, qëndrimi në shtëpi dhe kryerja e shkollimit online mund të lehtësojë përkohësisht ankthin e tyre por kjo nuk është një zgjidhje afatgjatë dhe mund të rezultojë në ankth mbizotërues kur është e nevojshme të kthehen në shkollë.
Për klinicistët që trajtojnë prindërit e fëmijëve dhe adoleshentëve është e rëndësishme të pyesin për shëndetin mendor të fëmijëve të tyre gjatë kësaj pandemie. Shëndeti mendor i prindërve mund të ndikohet nga shëndeti mendor i fëmijëve të tyre. Inkurajoni prindërit të kërkojnë një vlerësim për fëmijët e tyre nëse ata kanë ndonjë shqetësim në lidhje me shëndetin mendor të fëmijëve të tyre. Ndërhyrja e hershme mund të parandalojë pasojat afatgjata të shëndetit mendor nga Covid-19.
Dr Wagner – Departamenti i Psikiatrisë, Universiteti Teksas./supergrate.net/