Ushqimet që lehtësojnë simptomat e gastritit dhe acidetit të stomakut

0
548

Inflamacioni i stomakut, i njohur si gastrit, është një gjendje kronike që mund të shkaktohet për disa arsye. Sidoqoftë, ka mënyra për të lehtësuar gastritin natyrshëm.

Më poshtë po rendisim disa këshilla që mund të jenë shumë të dobishme në këtë drejtim.

Ushqimi luan një rol themelor në parandalimin dhe trajtimin e simptomave të gastritit: këtu janë ushqimet që ndihmojnë në lehtësimin e tij.

Mjalti
I pasur me antioksidantë, mjalti ndihmon në forcimin e mukozes të mureve të stomakut, duke parandaluar dhe lehtësuar gastritin.
Pini një gotë me ujë të ngrohtë çdo ditë në të cilën janë tretur dy lugë mjaltë.

Vaj ulliri
Ky përbërës gjithashtu ndihmon në lehtësimin e acarimit të mureve të stomakut falë vetive të tij anti-inflamatore.
Hidhni një lugë vaj ulliri në një filxhan me ujë të nxehtë dhe pijeni në stomak bosh.

Qepët
Kontriubon në eleminimin e bakterit Helicobacter pylori, një nga shkaqet kryesore të gastritit.
Nëse hahet në mënyrë të moderuar, qepa (dhe sidomos ajo e kuqe) ndihmon në lehtësimin e simptomave të gastritit.

Tërshëra
Karakteristikat antioksiduese të këtij drithëri ndihmojnë në ç’helmimin e trupit dhe lehtësimin e gastritit.
Hani tërshërë për mëngjes, shoqëruar me mjaltë organik.

Majdanozi
Diuretik dhe i pasur me minerale si kalium, kalcium dhe fosfor, majdanozi ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e simptomave të gastritit.
Mund të pini pak lëng majdanozi, ose ta përdorni për të aromatizuar pjatat tuaja.

Xhenxhefil
Eshtë një nga erëzat më të pasura në vetitë terapeutike dhe është veçanërisht e dobishme në parandalimin e kushteve të lidhura me stomakun.
Çaji i xhenxhefilit ndihmon në qetësimin e simptomave të gastritit, acidit të stomakut dhe ulçerave të stomakut.

Burimi: Rimedio naturale