“Si ta fus në xhep aman aman-si ta fus në dorë!”

0
86

Nga Kimete Berisha

Si ta fus në xhep aman aman-si ta fus në dorë!
Shumë ju ka bë merak me fut Albinin në xhep.
Po ka qejf, u dogj flalë që ai moment kur e fut Albinin në xhep me qenë natë dhe ky me qenë i veshur me pizhama të mëndafshit.
Tash nuk jam e sigurt për cilin xhep e ka fjalën, a për xhepin e pasmë a për xhepin përpara.
Se ka dallim.
Nëse e ka fjalën për xhepin e pasmë, mundesh me marr edhe një shami të kaubojëve dhe soas dëshirës vendos vet a ta fusësh në xhepin e majtë apo të djathtë.
Nëse e vendos shaminë në xhepin e djathtë, je kandidat pasiv, nëse e mban shaminë në xhepin e majtë kërkon ‘rival’ aktiv.
Por kujdes se ka edhe xhepa të rremë, veç për zbukurim.
Dhe kujdes se kur e fut njeriun në xhep, pastaj ai ti lexon letrat n’xhep.
Me pas dëshirë me fut dikë në xhep, është dëshirë posesive, perverse besa, sipas fjalorit shqip do të thotë ‘me bë për vete dikë, me shti në dorë’.
Boll o pus, se marre. Kalo së paku në rrip të pantollave.
Ti dëshiron të thuash të mbaj në vegë të pantollave, e mend te xhepi!
Me mbajt dorën në xhep derisa bisedon me njerëz, nuk është e lavdueshme.
Edhe në K’uran shkruan.
P.S. Dhe merr mësim prej grave.
Kur gruaja e fshatit i shpall luftë frontale rivales së sam, i thotë, si në vijim:
Krejt punët i kryej dhe njëkohësisht ty të mbaj në shpinë!
Kjo është simbolikë e bukur, perv.