Së shpejti rikthehet furnizimi me energji në lagjen e Muhaxherëve dhe Bregut të Diellit

0
47

Së shpejti rikthehet furnizimi me energji për një pjesë të lagjes Muhaxherëve dhe një pjesë të Bregut të Diellit, të cilët aktualisht janë pa energji elektrike.

Si pasojë e mbingarkesave në daljen 36, nga nënstacioni Prishtina II, 110/10 e cila furnizon pjesërisht lagjet e sipërme, ka ardhur deri tek dëmtimi i kabllos nëntokësore furnizuese.

Ekipet e KEDS kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes ku pas lokalizimit dhe hapjes së kanalit, po punojnë në sanimin sa më të shpejt të prishjes.