Gjërat për ju që është më mirë të mos i shpërndani asnjëherë online!

0
78

Interneti është fantastik. Nëpërmjet tij mund të gjesh thuajse çdo lloj informacioni. Pa kuptuar, në këtë grumbullim informacionesh, kontribuojmë dhe ne.

Për sigurinë tonë, ka disa gjëra që duhet t’i mbajmë për vete:

– Evitoni shpërndarjen e adresës së shtëpisë. Një informacion i tillë është i tepërt dhe nuk ka pse ta dijë një komunitet i tërë (për shembull, ai i rrjeteve sociale). Kujdes në shpërndarjen e vendndodhjes suaj apo në dërgimin e saj në faqe të ndryshme të internetit.

– Mos tregoni shumë informacion të detajuar për veten. Diçka e tipit: “Në lagjen time është errësirë dhe natën është frikë”, nuk sugjerohet të shpërndahet në rrjete sociale.

– Bëni kujdes kur komunikoni me të huaj online. Shpesh herë, në anën tjetër të ekranit, është një njeri shumë ndryshe nga personi që ju keni krijuar në mendje. Bëni kërkime dhe sigurohuni përpara se të njihni dikë online.

– Nëse bëhet fjalë për shpërndarjen e fotove/videove të miqve tuaj, pyetini ata paraprakisht. Askush nuk do t’i publikohet imazhi i tij në internet, pa dijeninë e tij.

– Mos shpërndani ankesat për shefin apo vendin e punës.

– Tregohuni të kujdesshëm me shpërndarjen e screenshot-eve, pasi pa dashur, mund të lëndoni një mik.

– Mos diskutoni çështje të jetës private në rrjete sociale. “U zura me të dashurin, a duhet ta lë?” – Kjo, për shembull, nuk është as “shaka” e bukur.

– Bëni “testin e gjyshes dhe fëmijëve”: Nëse një foto/video mund t’ja tregoni pa problem gjyshes dhe një fëmije, mund ta hidhni me siguri në rrjetet sociale.

– Shpërndarja e fëmijëve/bebeve në internet është një temë delikate, shumë e diskutuar. Vendimi është personal, por sidoqoftë, zgjedhja më e sigurt është të mos publikohen.

Një këshillë: Shmangni rrjetet sociale kur jeni të nevrikosur apo të stresuar.